Kurti për AFP paralajmëron taktikë të re në bisedimet me Serbinë

Kurti: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të zhvillohet thjeshtë për të shpëtuar imazhin e këtij apo atij politikani. Politikanët janë thuajse asgjë, ata janë përfaqësues të diçkaje tjetër, jo të vetvetes por të popullit. Populli duhet të jetë përfituesi dhe unë kam frikë se Beogradi e ka vendosur kosovën përballë shumë kërkesave, nga të cilat njerëzit e Kosovës, përfshirë serbët, nuk përfitonin asgjë. Por përfitonte Serbia si një shtet që do të kompensohet për humbjet e shkaktuara nga regjimi i Milloshevicit.

Ne-thotë ai, duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur dhe me seriozitet: Sigurisht, Serbia është fqinji ynë dhe ne do të angazhohemi në dialog me të. Në një dialog që duhet të ndryshojë vendet tona për më mirë

Në planin e brendshëm, Kurti thotë se çështje si korrupsioni dhe ekonomia do të jenë prioritet i tij kryesor: Unë mendoj se ne jemi në një moment historik në kuptimin që ka edhe një ndryshim historik dhe ne fituam një biletë për më shumë vende pune dhe drejtësi, dhe mbetet për tu parë që ajo ne do të bëjmë në muajt dhe vitet e ardhshme, në mënyrë që vendi ynë të dalë nga krizat e shumëfishta.

Ndërkohë Kurti thotë se nuk do të ketë asnjë kompromis për mafian: Procesi i vetingut në njërën anë, një ligj i ri për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme dhe një ligj i ri anti mafia, të gjitha këto ne besojmë se do të krijojnë kushtet që të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta, dhe në mënyrë të veçantë do të mund të prodhojmë Eliot Nessët tonë, që do të vendosin Al Kaponet tona të vogla pas hekurave.

Pasi fitoi rreth 50 për qind të votave, Kurti flet për një shans historik, që do ta fusë Kosovën në një erë të re: Unë mendoj se kjo është vala e tretë e entuziazmit. Çlirimi në 1999, pavarësia në 2008-ën dhe vendet e punës dhe drejtësia në 2021-shin. Ne e ndjejmë se ky është një fillim i ri dhe ne kemi shumë përgjegjësi. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

19 thoughts on “Kurti për AFP paralajmëron taktikë të re në bisedimet me Serbinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *