Në Dibër prej pesë ditësh s’ka të infektuar me COVID

Nga e hëna e kaluar deri më sot ka vetëm dy raste të reja të virusit të rrezikshëm, ndërsa në pesë ditët e fundit nuk ka asnjë rast. Në të njëjtën kohë, 38 persona e fituan betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar numrin e njerëzve aktivë në 45 për momentin, gjë që tregon faktin se situata ngadalë po qetësohet”, konfirmojnë autoritetet.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm me kompetencë të përgjithshme në Dibër, Baki Alili deklaroi për MIA-n se numri i personave të infektuar po zvogëlohet.

Në Repartin e sëmundjeve Infektive në spitalin tonë, momentalisht janë të shtruar katër pacientë, të gjithë me mbështetje të oksigjenit, por në gjendje të qëndrueshme. Nëntë persona mjekohen me mjekim ambulatorë, të cilët pas terapisë së marrë pushojnë pak dhe largohen për në shtëpitë e tyre. Pjesa tjetër e pacientëve kanë një formë të lehtë të sëmundjes dhe trajtohen në shtëpi”, tha Alili.

Reparti i sëmundjeve infektive disponon me 20 shtretër, ndërsa janë të angazhuar tetë mjekë dhe po aq infermierë dhe ofron kujdes shëndetësor 24-orë për pacientët.

Nga fundi i shkurtit të vitit të kaluar, kur u regjistruan dy rastet e para, dhe pastaj kjo zonë u bë vatra e parë e sëmundjes, deri më tani virusi i rrezikshëm është diagnostikuar tek 777 persona, nga të cilët 45 janë aktivë me sëmundjen, ndërsa 40 kanë vdekur.

Në qarkun e spitalit, tashmë është vendosur spitali modular, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 240 metra katrorë,i cili do të punojë si një qendër triazhi me një laborator të përshtatshëm dhe ambiente të tjera.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Në Dibër prej pesë ditësh s’ka të infektuar me COVID

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *