BDI-ja mblidhet për regjistrimin, bojkoton Çairi, Saraji e Likova

BDI mblodhi sot krerët e degëve të partisë me qellim nisjen e fushatës për njohje të qytetarëve me rrjedhat e procesit të regjistrimit, por edhe atë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 3 tetor. Edhe në këtë takim, ashtu sikurse takimet tjera, u vërejt qartë bojkoti i serishëm i drejtuesve të degëve të Çairit, Sarajit, Likovës, e tjera.

Megjithatë, kreu i BDI-së, edhe përkundër bojkotit të vazhdueshëm nga funksionarët e lartpërmendur, theksoi se nuk ka përplasje brenda partisë së tij, por se janë vetëm mendime ndryshe.

Përplasje nuk ka në Bashkimin Demokratik për Integrim. Mund të ketë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme. Jo njëherë e kam thënë që unë vet e kam inkurajuar dhe motivuar debatin e hapur por në fund ashtu siç vendos shumica gjithë duhet ti binden vendimit të shumicës”, pohoi Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.

Alsat kontaktoi me krerët e degëve të cilët nuk deshën ta komentonin bojkotin e tyre. Procesi i diskutuar sot në ndihmë të popullatës për ta njohur atë me procesin e regjistrimit, është i ngjashëm me atë që u fillua muaj më parë nga degët e BDI-së që kishte të bëj me ndihmesës e popullatës gjatë orës policore, në rast nevojë për ushqime e gjëra të tjera që të mos dilnin nga shtëpitë. Por pas inspektimit në terren nga Alsat të fushatës së aktivistëve të BDI-së, u konfirmua se ishte e dështuar. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “BDI-ja mblidhet për regjistrimin, bojkoton Çairi, Saraji e Likova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *