Biden do të ndajë miliarda dollarë për vaksinimin në vendet e varfra

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA-ja do t’i japë menjëherë dy miliardë dollarë për programin ndërkombëtar COVAX, ndërsa dy miliardët e mbetur do të jepen gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.

Plani është hartuar për t’iu mundësuar vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura.

Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.

Organizata ndërkombëtare kundër varfërisë One Campaign tha në një raport të publikuar të premten, se vendet e pasura janë në rrugë për të pasur mbi një miliard vaksina më shumë, sesa u duhen.

Kjo, sipas organizatës, do të bëjë që kombet e varfra të luftojnë për furnizimet e mbetura.
Organizata, me seli në Uashington, u bëri thirrje vendeve të pasura, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që t’i shpërndajnë dozat e tepërta.

Koronavirusi ka prekur së paku 110 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 2.4 milionë kanë vdekur, ndërsa mbi 62 milionë janë shëruar. aVaksinimi i rreth 70 për qind të popullatës shihet si mënyrë për mposhtjen e virusit./REL

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Biden do të ndajë miliarda dollarë për vaksinimin në vendet e varfra

  • 10/07/2021 at 03:14
    Permalink

    698148 658728As I web site owner I believe the content material here is extremely superb, thanks for your efforts. 864868

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *