Personat që kanë kaluar Covid-19 a duhet të marrin krejt dozat antikovid përgjigjet Fauci

Anthony Fauci, i cili është gjithashtu drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se të dhënat nga dhënia e vetëm një dozë vaksine për ata që mbijetuan sëmundjen ishin “mjaft mbresëlënëse”.

“Rritja e përgjigjes imune me vetëm një dozë vaksine është me të vërtetë e madhe dhe ne jemi duke e shqyrtuar me kujdes atë opsion legjitim, por ne do të presim për më shumë të dhëna,” tha ai.

Një studim i vogël nga Universiteti i Maryland zbuloi se punëtorët shëndetësorë që u rikuperuan nga kovid gjeneruan nivele dramatikisht më të larta të antitrupave pas vetëm një doze të Pfizer ose Modern.

Dy javë pas marrjes së dozës së vetme, nivelet e tyre të antitrupave ishin 500 herë më të larta sesa tek ata që nuk kishin asnjë kontakt me virusin, raportoi Wall Street Journal.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

126 thoughts on “Personat që kanë kaluar Covid-19 a duhet të marrin krejt dozat antikovid përgjigjet Fauci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *