Mickoski kërkon qeveri teknike pas arratisjes së Mijalkov

Dorëheqja e Spasovskit nuk është e mjaftueshme, është e nevojshme dorëheqja e të gjithë qeverisë dhe formimi i një teknike, tha udhëheqësi i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në konferencën e sotme për shtyp. Ai gjithashtu iu drejtua ligjvënësve nga koalicioni qeverisës, duke kërkuar unitet në një votë mosbesimi ndaj qeverisë dhe më pas formimin e një qeverie teknike që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Të gjithë ata deputetë në parlament, qofshin ata nga partitë politike nga opozita dhe qeveria, qofshin nga LSDM-ja apo partitë në koalicion me LSDM-në, për të mos qenë bashkëpunëtorë me mafien, për t’u inkurajuar dhe për të thënë – mjafton mjaft, është koha “për një qeveri të re, është koha për një qeveri teknike”, tha Mickoski. als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *