Qeveria rriti taksën e alkoolit/ Turqi, pije vdekjeprurëse, 100 viktima në tre muaj

Që kur qeveria rriti taksën e alkoolit në Turqi po shtohet prodhimi i pijeve alkoolike të falsifikuara.

Pijet të tilla kanë shkaktuar edhe vdekje. Thuajse njëqind persona kanë humbur jetën në vetëm tre muaj për shkak të alkoolit të falsifikuar në Turqi, ku prodhimi i pijeve alkoolike të falsifikuara po rritet frikshëm.

Shaban Altan, tregon për Dw se si vajza e tij, ra viktimë e këtyre pijeve të falsifikuara dhe ishte ndjerë keq. Ai e kishte dërguar atë në klinikën më të afërt, ku e kishin mbajtur për shtatë ditë në reanimacion, por nuk kishte mundur të shpëtonte. Policia turke i ka shtuar bastisjet në distileritë e paligjshme. Biznesi i pijeve alkoolike në Turqi është shumë fitimprurës dhe tani alkooli i ligjshëm është më i shtrenjtë se në shumicën e vendeve evropiane.

Çmimi i një shisheje raki është dyfishuar nga viti i kaluar dhe tani kushton rreth 18 euro. Rritja e taksave i ka shndërruar pijet alkoolike në një artikull luksi. Disa thonë se kjo i nxit klientët të konsumojnë pije alkoolike të falsifikuara. “Ata që e shohin pirjen e alkoolit si mëkat duan që njerëzit që duan të pinë të paguajnë një çmim të lartë. Por qytetarët nuk po e paguajnë atë çmim vetëm me para, por gjithnjë e më shpesh edhe me jetën e tyre.” – thotë një politikan i opozitës Ali Seker.

Të tjerë kanë frikë se me shtrenjtimin e taksave për pijet alkoolike, vendi mund të humbasë një pjesë të kulturës kulinarike. “Skocezët kanë uiskin, francezët verë, grekët kanë uzon dhe këtu në Turqi ne kemi rakinë. Ajo është pjesë e kulturës sonë. Nëse disa njerëz duan ta heqin qafe këtë pasuri kulturore, ku është e mira e kësaj?”, thotë pronari i një bari. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *