‘Rritje të infektimeve me COVID te moshat e reja’, Manastirliu: Komiteti Teknik do rivlerësojë masat në fund të javës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila bashkë me kryeministrin Edi Rama po presin 8190 doza të vaksinës anti COVID, ka deklaruar se në fundjavë Komiteti Teknik i Ekspertëve do të bëjë rivlerësim të masave.

“Kemi patur rritje të infektimeve te moshat e ja. Pritet të ketë impakt pas masave, impakti s’është i menjëhershëm. Komiteti i ekspertëve do dalë me një analizë të plotë të situatës dhe në fund të javës do ketë rivlerësim të masave. Nuk duam të shkojmë në masa të tjera.

Po shohim vende si gjermania apo italia që pas muajsh mbyllje tani po rivlerësojnë mundësinë e hapjes së kujdesshme. Plani kombëtar i vaksinimit parashikon prioritizim të popullatës sipas niveleve të riskut. Janë vaksinuar mbi 6 mijë mjekë dhe infermierë. Do vijojmë me grupe të tjera të popullatë” tha Manastirliu.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

168 thoughts on “‘Rritje të infektimeve me COVID te moshat e reja’, Manastirliu: Komiteti Teknik do rivlerësojë masat në fund të javës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *