Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Express”-i merr vesh se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha.

Nuha është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2020.

Lajmin për bastisjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit. zëri/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

539 thoughts on “Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *