Forcat speciale, bastisje dhe arrestime në disa komuna të Kosovës

Pas përfundimit të aksionit policor në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë të Ministrisë së Bujqësisë, Njësia Speciale ka vazhduar aksionin edhe në Komunën e Istogut.

Njësia Speciale ka rrethuar objektin e Komunës në Istog.

“Zëri” ka kontaktuar kryetarin e kësaj komune, Haki Rugova, i cili ka konfirmuar se forcat e Njësisë Speciale të Kosovës janë brenda objektit të Komunës.

Rugova tha se aksioni po ndodh në nivel shteti dhe sipas tij ky aksion është duke ndodhur edhe në komunat e tjera të vendit.

“Nuk kam detaje, di se aksioni ka ndodhur në nivel shteti, ka filluar nga Ministria e Bujqësisë. Në shumë komuna është duke ndodhur tani. Kaq informacion kam, tjetër jo”, tha Rugova. “Nuk kam detaje, di se aksioni ka ndodhur në nivel shteti, ka filluar nga Ministria e Bujqësisë. Në shumë komuna është duke ndodhur tani. Kaq informacion kam, tjetër jo”, tha Rugova.

Ai tha për gazetën se Komuna e Istogut i ka dyert e hapura për policinë.

“Kur të veprojë Policia unë jam në rregull, dyert i kanë pas të hapura për t’i marrë veprimet e veta”, tha ai.

Mirëpo, sipas tij, policia e ka informuar pasi ka arritur në objekt të Komunës. /Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

77 thoughts on “Forcat speciale, bastisje dhe arrestime në disa komuna të Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *