Me 1 mars fillon faza e parë e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut

Të hënën, 1 mars, një muaj para pjesës tjetër, fillon regjistrimi i disa kategorive të qytetarëve – pjesëtarë të Ushtrisë, punonjës të misioneve diplomatike dhe konsullore dhe familjeve të tyre, të burgosur, të pastrehë, por edhe ata shtetas që jetojnë jashtë
Në më pak se një javë, fillon faza e parë e regjistrimit.

Kjo u njoftua në Facebook nga Ministri i Drejtësisë Bojan Maricic pasi ai u informua këtë mëngjes nga Zyra e Statistikave të Shtetit se përgatitjet për regjistrimin po shkojnë mirë.

“Ajo që është shumë e rëndësishme është që Eurostat konfirmoi drejtpërdrejt se Ligji mbi Regjistrimin dhe metodologjia janë në përputhje me legjislacionin e BE, dmth standardet më të larta për kryerjen e një operacioni të tillë statistikor.”

shkroi Mariçiç dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve për të drejtuar energjinë politike në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

9 thoughts on “Me 1 mars fillon faza e parë e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *