Sanksionohen 122 vozitës në Shkup, 26 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 122 shkelje të rregullave të trafikut. Për tejkalim të shpejtësisë janë gjobitur 26 vozitës, 5 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. MPB-ja ka shqiptuar edhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 44 për parkim të parregullt.

Nga MPB-ja njoftojnë qytetarët se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes më të madh, gjë që do rriste sigurinë në komunikacion.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

87 thoughts on “Sanksionohen 122 vozitës në Shkup, 26 për tejkalim të shpejtësisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *