Specialja mban seancën e radhës ndaj krerëve të OVL UÇK

Konferenca e Gucatit dhe Haradinajt do të mbahet në ora 11:00 dhe pritet të jetë seancë lidhur me ecurinë e çështjes. Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00.

Kjo është seanca e tretë kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt pas ngritjes së aktakuzës. Datat e seancave janë bërë publike edhe në kalendarin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

80 thoughts on “Specialja mban seancën e radhës ndaj krerëve të OVL UÇK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *