Covid-19, deri më tani mbi 100,000 të infektuar në Maqedoninë e Veriut nga fillimi

Mbi 100,000 të infektuar në një vit, më shumë se 3,000 vdekje. Ministria e Shëndetësisë informoi dje se sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit, janë kryer 3,342 teste, dhe janë regjistruar 725 raste të reja me covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 100,632, numri i pacientëve të rikuperuar është 90,311, numri i vdekjeve është 3,098 dhe numri i rasteve aktive është 7,223. Që nga 24 orët e kaluara, janë kryer gjithsej 509,720 teste covid-19.

Rasti i parë i koronavirusit në vendin tonë u konfirmua në 26 Shkurt 2020 ose një vit më parë. Shtetasja e parë maqedonase që u konfirmua në këtë rast lindi në vitin 1970 dhe sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, ajo u kthye e infektuar me virusin nga Italia – epiqendra e atëhershme e koronavirusit në Evropë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

104 thoughts on “Covid-19, deri më tani mbi 100,000 të infektuar në Maqedoninë e Veriut nga fillimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *