Covid-19 në Maqedoni: Rritje e numrit të të vdekurve dhe të infektuarve

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) informoi sot se në periudhën nga 15 deri më 21 shkurt 2021, gjithsej 15,849 materiale u testuan në laboratorë ku kryhet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-COV-2, më pak me 2.8% krahasuar me javën e kaluar. 2,320 raste të reja pozitive u regjistruan nga 33 qytete në vend, një rritje prej 3.9 përqind krahasuar me javën e kaluar.

“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, dhe incidenca më e lartë javore është regjistruar në Negotinë dhe Kavadarci. “Përqindja e pozitivitetit varion nga 11.8 në 16.3%, mesatarisht 14.7%, në të njëjtin nivel me javën e kaluar,” tha ISHP. Personat e infektuar regjistrohen në të gjitha grupmoshat, dhe më e zakonshmja është grupmosha e personave mbi 60 vjeç. Një numër i madh i pacientëve janë regjistruar në grupmoshat 30-39, 40-49, 50-59 dhe 20-29 vjeç. Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 vjeç. rel/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

37 thoughts on “Covid-19 në Maqedoni: Rritje e numrit të të vdekurve dhe të infektuarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *