Deklarohet BE-ja në lidhje me hartën, ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë

Një hartë, e cila e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, është vërejtur gjatë një interviste kur i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për platformën EWB.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar, duke thënë se harta zyrtare e BE-së është në vijë me pozicionin neutral të BE-së për Kosovën.

“Pretendimi në lidhje me hartën është plotësisht i gabuar dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së, në vijë me pozicionin e flamurit të Bashkimit Evropian – neutrale ndaj statusit”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social “Twitter”.

Po ashtu Stano tha se në vend që të përpiqen të krijojnë histori të rreme, le të përqendrohen në çështjen e dialogut.

“Unë do t’u rekomandoja të gjithëve të përqendrohen në çështje të vërteta, që ndihmojnë në avancimin e dialogut mbi normalizimin, në vend që të përpiqen të krijojnë histori të rreme”, ka thënë Stano. zeri/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

11 thoughts on “Deklarohet BE-ja në lidhje me hartën, ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *