PËR SE HESHT BFI

Edhe pak po bëhen plot nëntë vite nga vrasja e pes fishtë (katër të rinjëve dhe një më të moshuarit) personave te liqeni i Smillkovës, dhe për vrasjen e të cilëve menjëherë u akuzuan shqipëtarët për të drejtën e të cilëve ne protestojmë.

Në fakt që nga dita e parë, nga pushtetmbajtësit e atëhershëm këta njerëz të pafajshëm u akuzuan si teroristë islam, radikalistë, fundamentalistë, vehabistë e çka mos tjetër në lidhshmëri të drejtpërdrejtë me Islamin, dhe prandaj me shumë të drejtë parashtrojmë pyetjen:
për se hesht BFI-ja, për kë punojn të parët e BFI-së, mos vallë mbrojnë interesat e vrasësve të vërtetë, dhe gjithsesi se, deri sa heshtin ata në mënyrë direkte mbrojnë vrasësit e vërtetë, ndërsa pajtohen dhe në heshtje përkrahin të gjithë ata që Islamin e quajnë fe të terorit dhe të dhunës.
Sipas parimeve Islame të theksuara në Kur’anin famëlartë dhe në sunetin e profetit Muhamed, por edhe sipas kushtetutës që vet e ka përpiluar, BFI, është e obliguar të, interesohet, angazhohet por edhe të luftojë për realizimin e çdo të drejte të qytetarëve myslimanë, si dhe të e luftojë çdo padrejtësi që ju bëhet myslimanëve, por edhe më shumë, BFI, ka obligim të luftojë kundër çdo padrejtësie, pavarësisht se ajo i bëhet myslimanit, të krishterit, ateistit ose thjeshtë edhe atij të pa fe, sepse, për besim ose mosbesim çdo kush llogarin do të e jep para Allahut Fuqiplotë, dhe vetëm Ai ka të drejtën e gjyqit, ndërsa BFI egziston në shërbim të qytetarëve myslimanë në RMV, dhe e ka për obligim që myslimanëve, por edhe të tjerëve të ju siguroj jetë në drejtësi, paqë dhe harmoni.
Nëse BFI edhe kësaj here mbetet e paintereuar, pasive, e shurdhët, memece ose thjesht publik i painteresuar për këtë padrejtësi të paparë deri më tani, atëher nuk ka nevojë edhe të egzistojë, thjesht le të shkojnë në shtëpi dhe le të meren me …..?

(facebook status nga Bedri Ajdari)

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

26 thoughts on “PËR SE HESHT BFI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *