12 vjet burg për Mijalkov, 4 për Jankulovskën

Vendimi në çështjen “Target-Fortesa”, për përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (UBK), u shpall sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Të gjithë të pandehurit u shpallën fajtorë për veprimet e përshkruara në aktakuzë.

Ish-drejtori i UBK-së Sasho Mijalkov u dënua me 12 vjet.

Ish-kreu i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, u dënua me 6 vjet.

Ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankuloska u dënua me 4 vjet.

Vladimir Varelov nga UBK u dënua me dy vjet burg me kusht.

Ish-kreu i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Brendshme, Goran Grujevski, i cili është në arrati, është dënuar me 15 vjet.

Punonjësi i UBK-së Nikola Boskoski, i cili është në arrati në Greqi, i cili është në arrati, është dënuar me 15 vjet.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “12 vjet burg për Mijalkov, 4 për Jankulovskën

  • 08/02/2021 at 13:10
    Permalink

    I genuinely enjoy looking through on this website, it has superb blog posts. “Never fight an inanimate object.” by P. J. O’Rourke.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *