A do të largohet Lëvizja BESA nga Qeveria!?

Ekziston mundësia që lëvizja BESA të largohet nga Qeveria, për shkak të projekteve të miratuara nga Ministria e Kulturës, ku shqiptarët diskriminohen, shkruan agjencia shqiptare e lajmeve “INA”.

Katër deputetë të BESA-s janë kyç për prishjen e koalicionit dhe një vendim do të merret këto ditë.

Vendimi i fundit i Ministrisë së Kulturës shkaktoi pakënaqësi tek kjo parti.

Vetëm 16% e buxhetit është alokuar për projektet shqiptare. Domethënë, vetëm 84 milion e 300 mijë denarë, nga gjithsej 508 milion denarë sa buxheti i përgjithshëm.

Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani në një prononcim për TV21 deklaroi hapur se rezultatet e shpallura nga Ministrja e Kulturës Irena Stefoska janë diskriminuese.

– Vendimi i ministrisë është diskriminues dhe përtej çdo logjike. Unë u përpoqa disa herë të jem pjesë e procesit të programit vjetor, por ministrja abuzoi me atë që lejon ligji, duke iu referuar atij dhe që ajo vendos për gjithçka, tha zv.ministri Sulejmani. press24/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *