Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

Rreth 1000 qytetarë pa shtetësi kanë kërkuar ndihmë nga opozita shqiptare përmes platformës shtetësia.mk. Por nga koalicioni ASH-AAA vlerësojnë se numri i qytetarëve apatrid është shumë më i madh. Paralajmërojnë aktivitete edhe në terren. Ndërkaq mbi 2500 kërkesa për shtetësi qëndrojnë në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Komisionin qeveritar për testin e njohurive të gjuhës maqedonase, rreth një vit nuk është mbledhur fare.

Shokë shumë kam, që jemi pa shtetësi, shqiptarë, shumica. Familja, të gjithë e kanë shtetësinë, si prindër e kanë pasur, vëllezërit, motra, të gjithë e kanë shtetësinë, vetëm unë jo Nexhat Maksuti, ish ushtar dhe invalid i UÇK-së.

“Të shoqen e kam pasur nga Serbia. 45 vjet martesë me të, nuk ia kanë dhënë shtetësinë. Ka dy vjet që më ka vdekur gruaja, pa dokumente, pa asgjë.  I ka bërë djali 40 vjet. Një veturë të keqe s’mund ta nxjerrësh në rrugë pa regjistrim, po si të jetojë ai pa dokument?! Punësim jo, librezë shëndetësie jo– Idriz Jahiu, Banor i Sopotit, (Kumanovë).

Nexhat Maksuti dhe Idriz Jahiu janë vetëm 2 nga mbi 1000 qytetarët që i janë drejtuar platformës së opozitës shqiptare “shtetësia.mk”, pasi për vite me radhë në rrugë institucionale e kërkuan, por nuk e fituan shtetësinë. Bashkim Bakiu nga Qendra analitike e koalicionit ASH AAA thotë se identifikimi i personave apatrit nxjerr në pah padrejtësinë që shteti iu ka bërë shumë bashkë-qytetarëve të cilëve iu janë mohuar të drejtat bazë për jetë. Bakiu paralajmëron aktivitete në terren, për identifikimin e qytetarëve të të gjitha bashkësive etnike, që përballen me problematikën.

Plani i ardhshëm është që t’i identifikojmë edhe vendbanimet dhe fshatrat ku mund të ketë persona që nuk kanë shtetësi, edhe në terren dhe në vise ku personat ose nuk janë të informuar ose nuk kanë qasje në internet- SINKRON- deklaroi Bashkim Bakiu, Qendra analitike e Koalicionit ASH-AAA.

Por, ndryshe nga opozita shqiptare e cila vlerëson se numri i qytetarëve shqiptarë që nuk ka shtetësi është shumë më i lartë se sa të dhënat zyrtare, kreu i partisë shqiptare në pushtet, Ali Ahmeti pak kohë më parë tha se pa shtetësi janë rreth 3500 qytetarë, shumica romë. Ndërsa zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu kishte thënë se ata që kanë kërkuar e kanë marrë shtetësinë.

Ka edhe kategori të cilët nuk shfaqin interes për ta marrë shtetësinë. Të tjerët të cilët kanë kërkuar shtetësinë, edhe janë pajisur. Jo një, jo 100, jo 1000 por 13 000 shqiptarë janë pajisur me shtetësi në kohën e BDI-së në të gjitha periudhat- tha  Agim Nuhiu, Zv/ministër i drejtësisë.

Ndryshe, 2 536 kërkesa për shtetësi qëndrojnë në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare, ndërsa procedurat kanë ngecur edhe në Komisionin qeveritar për testin e njohurive të gjuhës maqedonase, i cili gjatë vitit që lamë pas nuk është mbledhur asnjëherë. Për periudhën 4 vjeçare ASK-ja ka pasur gjithsej 223 përgjigje negative. Por, ajo që bie në sy është fakti që nuk ka mendim negativ për aplikuesit me përkatësi etnike maqedonase. Në vitin 2020 u refuzuan 87 aplikues shqiptarë, në 2019-tën 75, në 2018-tën 33 dhe në 2017-tën 28 shqiptarë. AlsatM/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *