​COVID-19 në Kosovë, në muajin shkurt humbën jetën 97 persona

Në muajin shkurt janë regjistruar 97 të vdekur dhe 8559 raste pozitive me COVID-19.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, gjatë 28 ditëve të kaluar janë testuar gjithsej 70,120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Në muajin e dytë të vitit, IKShPK njoftoi edhe për 7206 të shëruar në total.

Aktualisht, në Kosovë janë 7539 raste aktive me COVID, ndërsa në ditët e fundit është vërejtur një rritje e rasteve ditore me virusin SARS-COV-2.

Ndërsa, Kosova ende është duke pritur dozat e para të vaksinave anti-COVID, edhe pse ishte premtuar se ato do të mbërrijnë muajin shkurt, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

21 thoughts on “​COVID-19 në Kosovë, në muajin shkurt humbën jetën 97 persona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *