Incident i armatosur në Gjorçe Petrov, plagoset djali i ish-kreut të BFI-së

Në orët e pasdites, pak para orës 17:00, në lagjen Gjorçe Petrov tek rreth-rrotullimi në afërsi të kishës “Shën Pjetri” ka ndodhur një konflikt i armatosur. Jozyrtarisht mësohet se ka mbetur i plagosur një inspektori i MPB-së me iniciale Z.R. Sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për djalin e ish-kreut të BFI-së. Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policore dhe po hetojnë rastin. Ndërkohë i plagosuri Z.R. është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *