OKB: Nevojiten 3.85 miliardë dollarë për të mbajtur qytetarët e Jemenit larg vdekjes nga uria

Jemeni po përballet me një nga krizat më të rënda në historinë e tij.

Organizata e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje donatorëve për një shumë prej 4 miliardë dollarësh, për të parandaluar atë që e kanë cilësuar si “uria më e keqe që bota ka parë për dekada”.

“Nuk ka qenë kurrë më keq; vendi është në gjendje kolapsi total” – tha një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara.

Më shumë se gjashtë vjet luftë mes qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe rebelëve Houthi që mbështeten nga Irani e kanë shtyrë vendin më të varfër të Lindjes së Mesme në prag të kësaj katastrofe.

Edhe më herët, në vitin 2018, Jemeni u përball me një krizë të mundshme urie, por donatorët me bamirësinë e tyre arritën që ta shmangnin. Sot situata është më e gjerë dhe më e rënduar, ku rreth 21 milion qytetarë s’kanë me se të ushqehen, thonë ekspertët.

Kombet e Bashkuar bëjnë apel te donatorët për 3.85 miliardë dollarë për të mbajtur larg vdekjen.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

45 thoughts on “OKB: Nevojiten 3.85 miliardë dollarë për të mbajtur qytetarët e Jemenit larg vdekjes nga uria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *