Qytetarët përsëri do të mund t’i paguajnë faturat në Postë

Është vënë në funksion qarkullimi pagesor i Postës. Qytetarët do të kenë mundësinë përsëri të paguajnë shpenzimet mujore dhe të bëjnë pagesa të tjera në sportelet e Postës, me provizion prej 35 denarësh për fletëpagese. Për shkak të test periudhës, deri të premten për qytetarët 35 njësi postare do të jenë në dispozicion, ndërsa që nga java tjetër do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në të gjitha 300 objektet e Postës. Në orën e parë të punës, u realizuan mbi 500 transaksione, thotë drejtori i ndërmarrjes shtetërore Jani Makraduli.

Përveç Covidit ndodhi edhe falimentimi i bankës dhe nga 12 gushti kontribuoi seriozisht në trendin negativ financiar të Postave. Ka minus aktual prej rreth 2.5 milion euro dhe ka të akumuluar dhjetëra miliona euro”-thaJani Makraduli, drejtor i Postës.

Pas falimentimit të Bankës Eurostandard, qarkullimin pagesor në Posta e morri Halkbank. Nga kjo bankë thonë se do të bëjnë gjithçka që teknikisht të jenë gati sa më shpejt të jetë e mundur që qarkullimi pagesor të funksionojë në të gjitha njësitë postare të vendit. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Qytetarët përsëri do të mund t’i paguajnë faturat në Postë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *