Zaev: Përkrah vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime

Kryeministri Zoran Zaev tha sot se personalisht është për miratimin e ndryshimeve të nevojshme për futjen e grafës etnike në letërnjoftime, por që sipas tij nëse prej gushtit sipas rregulloreve evropiane kjo ndalohet, atëherë vendi do të duhet të respektojë vendimet e BE-së.

“Unë do të shkoja që të miratohen vendimet, posaçërisht me opsionin për zgjedhje, pasi të hyjnë në fuqi rregulloret e Bashkimit Evropian, ne duhet t`i respektojmë, të gjithë jemi për Bashkimin Evropian. Jo vetëm koalicioni por edhe e gjithë opozita e thotë këtë. Kështu që nëse mbesim në rrugën e BE-së, e që po vazhdojmë këtë rrugë sepse nuk kemi alternativë tjetër, duhet t`i respektojmë rregulloret evropiane”, tha mes tjerash Zaev. alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *