Kurti në Lezhë: Ta zëvendësojmë krizën me zhvillim

Në fjalën e mbajtur aty, Kurti, i cili pret të formojë qeverinë e re në Kosovë, tha se shqiptarët duhet të ndjekin pishtarin që është bartur përgjatë historisë nga brezi në brez. “Në mënyrë që populli të nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë e më të devotshëm dhe në këtë mënyrë, krizën e shumëfishtë që e ka pllakosur, ta zëvendësojë me çlirim, bashkim, zhvillim e përparim të gjithanshëm”, tha Kurti, në krah të Iljaz Shehut, kandidatit të pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, që është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Në ceremoni, morën pjesë edhe figura të tjera politike shqiptare në shtetet e rajonit, si kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Ziadin Zela, dhe Shuaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, përfaqësues i krahinave të banuara nga shqiptarë në Preshëve, Medvegjë dhe Bujanovc.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

23 thoughts on “Kurti në Lezhë: Ta zëvendësojmë krizën me zhvillim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *