Texas bëhet shteti më i madh në në SHBA që heq kufizimet anticovid, pavarësisht paralajmërimeve

Tani është koha për të hapur Teksasin 100%”, tha republikani të martën. Texas është shteti më i madh i SHBA-së që i jep fund maskave.  Abbott është përballur me kritika nga partia e tij lidhur me vendimin, e cila u vendos korrikun e kaluar.

Por administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden e ka bërë të qartë se kufizimet e koronavirusit janë ende të nevojshme.

Njoftimi në Teksas erdhi ndërsa rregulla të ngjashme u hoqën në shtete të tjera, duke përfshirë Michigan, Louisiana dhe Misisipi, i cili gjithashtu hoqi “rregullin e maskës”.

Shpërndarja e vaksinave kundër Covid 19 ka rritur besimin për kthimin në jetën e para pandemisë në SHBA. Të martën, presidenti Biden tha se SHBA ishin në rrugën e duhur për të patur vaksina të mjaftueshme për çdo të rritur në vend deri në fund të majit.

Megjithatë, vala e rihapjeve ka vënë në kundërshtim shtetet me administratën e Biden dhe zyrtarët e saj të lartë shëndetësorë, të cilët kanë reaguar me frikë ndaj relaksimit të masave të koronavirusit në një kohë të pasigurt në pandemi, shkruan BBC.

Të hënën drejtori i Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëroi për një fazë të katërt kulmi me rritje të infektimeve nëse vendi kalon në “vetëkënaqësi”.

Të dhënat tregojnë se, ndërsa infeksionet dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit, ato janë akoma në nivele të larta në krahasim me vendet e tjera.

Në total, SHBA. ka regjistruar më shumë se 28 milion infeksione dhe 516.000 vdekje në lidhje me Covid 19, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Texas bëhet shteti më i madh në në SHBA që heq kufizimet anticovid, pavarësisht paralajmërimeve

  • 10/24/2021 at 14:07
    Permalink

    770571 939708Hi there, just became aware of your weblog by means of Google, and located that its genuinely informative. Im gonna watch out for brussels. I will appreciate in the event you continue this in future. Lots of people will likely be benefited from your writing. Cheers! 17547

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *