Kurti: Unë nuk ndryshoj kur e takoj një ndërkombëtar, nuk jam emisar i tyre por përfaqësues i popullit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po qëndron tash e tre ditë në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve për deputetë të qendrës së VV’së atje.

Kurti në një konferencë për media nga Gjirokastra ka thënë se nuk do të mund ta vendosë dialogun me Serbinë si top prioritet.

Tutje Kurti u shpreh se nuk ndryshon mendim kur e takon një ndërkombëtar pasi nuk është emisar i tyre por përfaqësues i popullit kur u pyet se a ka ndryshuar mendim pas takimit me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak.

“Unë nuk e mohoj rëndësinë e dialogut por në matjen e opinionit publik rëndësia e këtij dialogu është herë në pozitën e gjashtë e herë shtatë prioritetet, nuk e bëj dot top prioritet, nuk ndryshon kjo pse takoj një zyrtar ndërkombëtar sepse unë nuk jam emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit, punësim dhe drejtësi me këto kemi fituar dhe e pashmangshme është prioritizimi i pandemisë e pas kësaj edhe dialogu”, tha ai.

Tutje kreu i VV’së tha se me qeverinë e tij Kosova do të jetë palë në dialog e jo siç ka qenë deri tash temë.

“Kosova duhet të pyetet për temat që duhet të shtrohen në bisedime, në dialogun e deritanishëm ka qenë temë e jo palë dhe me qeverisjen tonë Kosova bëhet palë”, tha Kurti. kosovarja-ks/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

13 thoughts on “Kurti: Unë nuk ndryshoj kur e takoj një ndërkombëtar, nuk jam emisar i tyre por përfaqësues i popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *