23 vite nga epopeja e UÇK, kullat e Jasharëve ende në gjendje të rëndë

Ndërhyrja e shtetit të Kosovës për të ruajtur dhe restauruar kullat e Jasharëve që të mos shemben mungon sërish. 23 vite nga beteja dhe sakrifica e komandantit legjendar, Adem Jashari, qytetarët shprehen të mllefosur me institucionet për neglizhencën që i kanë bërë këtyre godinave monument.

Përgjegjësit nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë nuk pranuan të flasin rreth kësaj çështjeje. Restaurimi i Kullave të Jasharëve ishte planifikuar të niste në vitin 2019 përmes një vendimi qeveritar, por deri më tani nuk është bërë asgjë.

Gjithashtu në vitin 2018 Kosova miratoi dhe një ligj për ruajtjen e kompleksit Adem Jashari.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *