Akuzat ndaj Kurtit, ish ambasadori gjerman godet Grenellin: Mandati juaj ka skaduar

Ischinger në një postim në Twitter i ka thënë ish-ambasadorit Grenell se mandati i tij ka skaduar, duke e këshilluar që t’ia lë Kosovën popullit të saj.

“Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërua Kosovën popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Grenell ditëve të fundit ka akuzuar Kurtin duke e quajtur antiamerikan dhe duke thënë se “komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *