Përplaset autobusi në Poloni, raportohet për viktima dhe të plagosur

Agjencia shtetërore e lajmeve PAP njoftoi se autobusi kishte 57 persona dhe gjatë natës kishte rënë në një hendek, raporton Reuters, shkruan Ora.

Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale, ndërsa zëdhënësi i shërbimeve lokale konfirmoi se autobusi po udhëtonte për në Ukrainë.

“Pasagjerët ishin duke fjetur kur ndodhi aksidenti, shumica nuk ishin të lidhur me rripa sigurie, kështu që u plagosën rëndë. Ata ishin kryesisht të rinj që po ktheheshin në shtëpi,” tha zëdhënësi duke shtuar se në bord nuk kishte fëmijë.

Ai tha se autobusi kishte goditur një pengesë të trafikut dhe kishte përfunduar në hendek.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *