Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Burime të Alsat njoftojnë se nga aksioni i sotëm kundër trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike në “Bogorodicë” janë kapur 300 deri në 500 kilogramë marijuhanë. Policia mbrëmjen e sotme fillimisht kishte ndaluar një kamion nën dyshime për posedim të lëndëve narkotike, pas çka janë kryer kontrolle dhe është sekuestruar sasia e marijuhanës. Jozartarisht mësohet se për momentin është ndaluar shoferi i kamionit. Kjo është sasia e dytë me lëndë narkotike që është kapur gjatë ditës së sotme, pas kapjes së rreth 200 kg marihuanë në rajonin e Gjevgjelisë. Informacione  zyrtare në lidhje me aksionet në fjalë priten gjatë ditës së nesërme. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

39 thoughts on “Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *