Kriza me Covid-19, Turqia vazhdon ndalesën për largim nga puna

Me qëllim të mbrojtjes së punonjësve mes pandemisë COVID-19, Turqia vazhdoi ndalesën e largimit nga puna për dy muaj të tjerë duke filluar nga 17 marsi, sipas një dekreti presidencial të botuar në Gazetën Zyrtare, transmeton Anadolu. Në një postim në Twitter, ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zumrut Selcuk, tha se qeveria vazhdoi masat e saj për të mbrojtur punonjësit gjatë procesit të normalizimit. Në përputhje me vendimin e Presidentit Recep Tayip Erdogan, qeveria do të vazhdojë ndihmën në të holla si dhe ndalesën e largimit nga puna për dy muaj të tjerë, shtoi ajo.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

43 thoughts on “Kriza me Covid-19, Turqia vazhdon ndalesën për largim nga puna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *