Mali i Zi pranon 2 mijë vaksina ruse nga Serbia

Në Mal të Zi ka arritur kontingjenti i dytë prej 2.000 dozave të vaksinës ruse Sputnik V. Bëhet fjalë për donacion nga Serbia, që para 15 ditëve dorëzoi po aq vaksina. Vaksinat, siç u njoftua në profilin e Twitter-it të Qeverisë së Malit të Zi, i pritën ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç Bojoviç dhe sekretari shtetëror Borko Bajiç. Deri më tani gjithsej në Mal të Zi kanë arritur 44 mijë vaksina. Në Podgoricë dje në katër pika filloi vaksinimi i personave më të moshuar se 80-vjeç. Ditëve në vijim do të fillojë vaksinimi edhe në qytetet tjera.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *