Meliza Haradinaj Stublla jep dorëheqje nga MPJ dhe AAK

Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes sime. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkroi Haradinaj Stublla në rrjetin social Facebook.

Haradinaj Stublla iu referua raportimeve të një mediumi lokal në Kosovë për, siç është thënë, falsifikimin e votave të kandidatëve të AAK-së nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre raportimeve.

Haradinaj Stublla ripërsëriti kërkesën e saj që “në interval sa më të shkurtër kohor, Prokuroria e Shtetit të ndriçojë vërtetësinë e video-inskenimit”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

19 thoughts on “Meliza Haradinaj Stublla jep dorëheqje nga MPJ dhe AAK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *