Antikorrupsioni hapi çështje për softuerin që bleu Rashkovski dhe nuk është funksional

Pas informacionit të paraqitur në media, ne hapëm një çështje në kolegjiumin e sotëm, duke besuar se ka mjaft elementë për kërkime mbi arsyet e blerjes së këtij programi nga njëra anë dhe nga ana tjetër pse ende nuk është në përdorim. Dhe ajo që ishte e rrezikshme nga këndvështrimi ynë ishte komunikimi joadekuat i institucioneve dhe mungesa e një qasjeje sistematike për përcaktimin e nevojave. “Ata ishin elementët themelorë që kemi vepruar me iniciativën tonë, dhe pas një zëri nga media ne hapëm një çështje.”

tha presidentja e DHKP, Biljana Ivanovska, në konferencën e sotme për shtyp.
Zëvendëskryeministri i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe burimet njerëzore, Ljupço Nikollovski, njoftoi se sot Qeveria do të shpallë të gjitha detajet për prokurimin e softverit

“Qeveria do të njoftojë detaje, fakte dhe argumente në lidhje me të gjithë çështjen sot. “Kryeministri ka udhëzuar të hetojë çështjen, të gjitha informacionet dhe detajet do të shpallen sot nga Qeveria dhe Sekretariati i Përgjithshëm.” tha Nikollovski. 360 stepeni/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Antikorrupsioni hapi çështje për softuerin që bleu Rashkovski dhe nuk është funksional

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *