Gjashtë viktima dhe 529 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjashtë viktima dhe 529 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se dy raste të vdekjes u regjistruan në Fushë Kosovë dhe nga një rast në Drenas, Gjilan, Lipjan dhe Prishtinë. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 2,888 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 191 raste. Në 24-orëshin paraprak u raportua edhe për 333 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 74,748, i viktimave në 1,674 dhe i të shëruarve në 62,983.

Aktualisht, raste aktive janë 10,091.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *