Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit! Mali i Zi kërkon ndihmë nga vendet e BE dhe NATO

Mali i Zi i ka kërkuar Bashkimit Evropian dhe NATO për ndihmë urgjente nga punonjësit e kujdesit shëndetësor për t’i ndihmuar ata të luftojnë virusin, sepse, sipas Ministrit të Jashtëm malazes Gjorge Raduloviç, sistemi i tyre i kujdesit shëndetësor është në prag të kolapsit.

Në një letër për kolegët në vendet anëtare të BE, Raduloviç kërkoi, nëse munden, të dërgojnë menjëherë mjekë, teknikë dhe personel tjetër mjekësor në Malin e Zi, shkruan Pobjeda.
U vu re se qeveria nuk e njoftoi publikun malazes për këtë thirrje drejtuar Bashkimit Evropian.

Raportohet se po kërkohet mbështetje nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE për t’u përpjekur të kontrollojë epideminë në Malin e Zi. alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *