Filipçe: Do të shohim nëse ka nevojë për masa shtesë

Tani kemi mbledhje me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive sa i përket numrave dhe trendeve që janë aktuale, çdo ditë e ndjekim situatën, kështu që do të shohim nëse ka nevojë për masa shtesë”, tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe tha se beson që masat aktuale, respektivisht ora policore nga ora 22:00 do të jep rezultate dhe se situata me pandeminë stabilizohet.

Unë besoj se këto masa do të japin rezultate. Mendojmë se të rinjtë si një grup e qytetarëve që kanë qenë aktiv dhe shumë shpesh kanë komunikuar edhe pas mbylljes së objekteve gastronomike, kanë qenë vektor serioz i transmetimit të virusit, për këtë arsye mendoj se në 10 ditët e ardhshme do të ketë ndryshim”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *