Kovid-19 merr jetën e një 16 vjeçari në Viti

Covid-19 mori jetën e një 16 vjeçari nga Komuna e Vitisë. Vdekjen e 16 vjeçarit i cili ishte duke u trajtuar për 10 ditë në Klinikën Infektive të Gjilanit e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Hajrullahu bën të ditur se 16 vjeçari kishte sëmundje të tjera shoqëruese, dhe se gjendja e tij ishte e rëndë prej që ishte shtrirë për hospitalizim.

“Gjendje të rëndë ka qenë që nga fillimi i trajtimit në repartin tonë. Paraprakisht ka qenë i sëmurë, ka qenë me ngecje psiko-motorik. Në spitalin për sëmundje infektive ka qenë i hospitalizuar që 10 ditë”, tha Hajrullahu.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *