Nga mbrëmë edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut në orë policore deri më 22 mars

Maqedonia është futur në orë policore edhe zyrtarisht si një masë kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Nga natën e kaluar nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit të sotëm, lëvizja e qytetarëve ishte e kufizuar, dhe oficerët e policisë ishin në terren për të kontrolluar.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, i cili natën e kaluar vizitoi disa pika, tha se masa duhet të zbatohet plotësisht dhe se nuk do të ketë lëshime për askënd.

– Kjo është një masë që askush nuk e dëshiron, por është e nevojshme nëse duam të thyejmë zinxhirin e përhapjes së virusit dhe kjo është arsyeja pse të gjithë duhet t’i përmbahemi. Unë pres, siç kemi filluar sonte, duke respektuar këtë masë të ndalimit të lëvizjes, që së bashku të kontribuojmë në 14 ditët e ardhshme që të kemi një ulje të përhapjes së virusit, stabilizimin e gjendjes dhe ruajtjen e sistemit shëndetësor. Jam i bindur që së bashku do ta fitojmë këtë betejë kundër Kovid-19, tha Spasovski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masën dhe për ata që nuk do ta bëjnë këtë, ai njoftoi sanksione për kundërvajtje dhe penale.

Vendimi për shtetrrethim është marrë nga Qeveria dje me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, i cili pret që kjo masë të parandalojë rritjen e mëtejshme të numrit të njerëzve të sëmurë dhe të shtruar në spital.

Ora policore do të zgjasë deri më 22 Mars dhe do të ketë koncesione nga shteti për ata qytetarë që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. Se a do të vazhdoj edhe pas 22 Mars do të tregojnë institucionet përkatëse por nuk përjashtohet edhe kjo mundësi e vazhdimit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Nga mbrëmë edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut në orë policore deri më 22 mars

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *