Ambasada e Kosovës në Jeruzalem/ “Situatë delikate, mund të ketë përplasje”

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, ku në fokus është zotimi i Kosovës për hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem ka nxitur një debat në Kosovë, nëse duhet hedhur ky hap apo jo.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA-së dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, deklaroi presidentja në detyrë Vjosa Osmani. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe fitores së lëvizjes Vetëvendosja të Albin Kurtit, i shkroi një letër urimi, ku ndër të tjera theksonte se “e pret në Izrael që në Jerusalem per ta inauguruar se bashku ambasadën e Kosovës”.

Por pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, letër urimi Albin Kurtit i shkroi edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se “është i gëzuar që mësoi qëndrimin e tij “për rishqyrtimin e zotimit” për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, në rast të ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri”, kujton DW.

Erdogan e ka bërë të qartë se “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili sipas tij mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”. Një njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, Demush Shasha nga Instituti për Politika Evropiane, EPIK i tha DW-së, se duhet vlerësuar lartë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, megjithatë sipas tij është e gabuar nisma e vendosjes se ambasadës në Jerusalem.

“Askush nuk dëshiron të jetë “delja e zezë” ndërkombëtare. Një veprim i tillë është në shkelje flagrante të drejtës ndërkombëtare dhe paraqet minim të procesit negociator në mes Palestinës dhe Izraelit. Kjo është në veçanti e dëmshme në rastin e Kosovës që synon të anëtarësohet në OKB , e ndërkohë është duke bërë shkelje të rëndë të standardeve më të rëndësishme ndërkombëtare të kësaj organizate mendon ai.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

14 thoughts on “Ambasada e Kosovës në Jeruzalem/ “Situatë delikate, mund të ketë përplasje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *