Vaksina e Novavax, në korrik rezultatet e para!

Novavax tha se faza e parë e testimit klinik ka nisur në 130 pjesëmarrës të shëndetshëm, të moshës 18 deri në 59 vjeç, në Australi. Faza e dytë pritet të zhvillohet në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe të vlerësojë imunitetin, sigurinë dhe reagimin ndaj COVID-19, në një gamë më të gjerë të moshave. Dhjetëra vaksina tashmë janë në fazat e hershme të testimit, sidomos në SHBA, Europë dhe Kinë.

Është ende e paqartë nëse ndonjëra prej tyre do të funksionojë kundër koronavirusit, i cili ka infektuar afro 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 346,000. Secila vaksinë përdor teknologji të ndryshme për të nxitur një përgjigje imune. Eksperimenti i Novavax-it përdor atë që quhet teknologji nanopartikulesh rikombinuese, thote REL.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

158 thoughts on “Vaksina e Novavax, në korrik rezultatet e para!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *