Kamçev përfundoi në “Shutkë”, i caktohet masa e paraburgimit 30 ditorë

30 ditë paraburgim në burgun e Shutkës për biznesmenin Orce Kamçev, pas informacioneve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare për një arratisje të mundshme të tij. Kamçev në 8 të mëngjesit të së dielës u ndalua në stacionin policor të Karposhit, ndërsa pasdite gjykatësi i procedurës paraprake ia caktoi masën e paraburgimit. Avokati i Kamçevit Toni Menkinovski pohon se masa është sadiste dhe se Kamçevit në stacion policor i është thënë se është ndaluar për mashtrime zgjedhore, ndërsa në gjykatë i është thënë se dyshohet për arratisje për shkak të hetimeve për blerjen e paligjshme të parcelave në Vodno.
Në Ditën e Faljes t’i caktohet paraburgim pa kurrfarë baze është vetëm shprehje e sadizmit nga institucionet e sistemit. Të gjitha masat për këtë lëndë, e cila zgjat më shumë se sa afatet e parapara ligjore janë përmbushur. Është dhënë kapital si garanci. Janë dhënë pasaportat dhe Orce Kamçev edhe po të donte nuk do të mundte ta lëshojë vendin. Nuk e kërkon askush për mashtrim zgjedhor, por neve kështu na informuan në stacionin policor – deklaroi Toni Menkinovski, avokat i Kamçevit.
Në gjykatë për pothuajse katër orë ishte edhe prokurorja Lile Stefanova, e cila me makinë zyrtare e lëshoi gjyqin nga garazhi. Në hetimin për parcelat në Vodno, përveç Kamçevit të dyshuar janë edhe ish kryeministri azilant Nikolla Gruevski, kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski, Nenad Josifoviq, ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe nëna e Kamçevit, Ratka Kamçeva.
Prokuroria dyshon se Gruevski ka blerë parcela në Vodno me para të grumbulluara si donacione për partinë VMRO-DPMNE. Kumbari i tij Novaçevski e ka mbuluar pronësinë e tokës. Bëhet fjalë për 1.3 milion euro, para për blerjen e 11 mijë metrave katrorë tokë. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

7 thoughts on “Kamçev përfundoi në “Shutkë”, i caktohet masa e paraburgimit 30 ditorë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *