4 Këshilla për Lëkurë dhe Flokë të Shëndetshme – Çfarë Duhet të Zgjidhni

Lëkura dhe flokët janë një hartë që pasqyrojnë çdo gjë mbi organizmin tuaj dhe po kaq gjithëpërfshirës duhet të jetë edhe kujdesi për to.

Në regjimin tuaj të përditshëm duhet të futet patjetër edhe ai për flokët dhe lëkurën.

Duke qenë dy nga pjesët me të ekspozuara e të rrezikura nga ndotja dhe faktorët e jashëtëm duhet të dini si t’ju jepni atyre trajtimin e duhur.

Në këtë artikull AgroWeb ju rendit të gjithë këshillat që duhet të ndiqni dhe alternativat organike që ju ndihmojnë ta arrini këtë.

Nisni me pastrimin e thellë

Higjiena është aleati më i mirë i lëkurës tuaj dhe kjo vlen për këdo.

Lajeni fytyrën tuaj çdo mëngjes dhe mbrëmje me sapunin organik LAVA SOAP i cili depërton në thellësi te lëkurës tuaj duke dhuruar pastërti dhe butësi.

Ky sapun organik balancon yndyrën në lëkurë, largon aknet, papastërtitë dhe mikrobet duke e lënë fytyrën tuaj të butë gjatë të gjithë ditës.

LAVA SOAP është tërësisht organik dhe përbëhet nga qumështi i dhisë dhe mjaft përbërës të vlefshëm për lëkurën si mentja, rigoni, kalendula, vaji i ullirit apo soda e bukës.

Rëndësia e hidratimit

Hidratimi i mirë është çelësi i shëndetit të mirë në çdo moshë e kjo është këshilla që mbështesin fort edhe ekspertët.

Lëkura përballet çdo ditë me agresorë të jashtëm dhe të brendëshëm siç janë dielli, pluhuri, kimikatet, toksinat, stresi apo hormonet.

Ndaj është e rëndësishme t’a mbani gjithnjë të ushqyer e të mbrojtur deri në shtresat më të thella të saj.

Nëse po kërkoni një hidratues me përbërës 100% organik dhe veti antibakteriale, zgjidhni kremin MERIDIEM.

MERIDIEM është një krem, spraj hidratues i pasur me me vitamina A, C dhe E  të cilat ruajnë elasticitetin, stimulojnë prodhimin e kolagjenit  dhe kanë veti anti-inflamtore.

Përmban kalendulë, sherebelë, rigon dhe bar pezmi që ushqejnë, hidratojnë dhe i japin jetë lëkurës tuaj.

Mund t’a përdorni gjatë të gjithë ditës pavarësisht moshës apo gjinisë, për tonifikim të lëkurës dhe mbrojtje të plotë të saj.

Ndërsa për më të vegjlit ju këshillojmë të përdroni LEVITATE, një hidratues me veti antifungale që largon irritimet dhe kurarjet nga pelenat.

Ky krem – vaj me bazë kamomili, lule balsami dhe gjalpë shea dhuron hidratim të thellë dhe mbrojtje të plotë pa asnjë efekt anësor për shkak të formulës organike. Agroweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

88 thoughts on “4 Këshilla për Lëkurë dhe Flokë të Shëndetshme – Çfarë Duhet të Zgjidhni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *