Sot mbaron detyrimi për pajisjet dimërore në vetura

Sot mbaron obligimi për pajisje të detyrueshme dimërore në makinë, që është vendosur me 15 nëntor të vitit të kaluar, transmeton Alsat. Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të thata

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, në anën maqedonase, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Rekomandohet shpejtësia e rregulluar, respektimi i sinjaleve të vendosura në trafik dhe menaxhimi i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht u referohet seksioneve Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *