Do të bien ndjeshëm temperaturat, priten edhe reshje bore

Në Shkup do të kemi mot pjesërisht me vranësira. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 0 gradë, ndërkaq temperatura maksimale ditore do të jetë 11 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve nga Drejtoria Hidrometeorologjike, natën e së premtes, reshjet do të përhapen nga jugperëndimi, ndërsa në disa vende përfshi këtu edhe disa vende të ulëta do të ketë reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit deri të premten në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero, kurse më pas do të vijon ngritje e lehtë e temperaturave.

Nga e shtuna, pritet një valë e re lagështie me reshje të forta shiu, ndërsa në disa vendet më të larta priten reshje bore. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *