Mbi 38 mijë raste ditore me Covid-19, Franca shtrëngon masat në disa rajone

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 38 mijë raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se vazhdon rritja e rasteve ditore të COVID-19, ku me 38.501 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.146.609 ndërkohë me 246 vdekje numri i viktimave ka arritur në 91.437.

Nga 10.207 personat që po trajtohen në spital në 7 ditët e fundit, bëhet e ditur se 2.277 prej tyre ndodhen në kujdesin intensiv. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 5.585.537 ndërsa 2.349.027 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Nga fundjava do të zbatohen masa shtesë

Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal, në një deklaratë pas takimi të kabinetit të ministrave, theksoi se për shkak të rritjes së numrit të rasteve masa shtesë do të merren në rajonet Hauts-de-France dhe në Ile-de-France ku bën pjesë edhe kryeqyteti, Paris.

Lidhur me këtë kryeministri Jean Castex do të zhvillojë një konferencë për media njoftoi Attal, i cili tha se këto masa shtesë do të zbatohen duke filluar nga fundjava.

Castex, në një deklaratë me 16 mars, vuri në dukje se ndodhen në një lloj vale të tretë në pandemi.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *