Spitali i Ohrit i stërmbushur, shtohen rastet me Covid-19

Tashmë po na mbarojnë forcat dhe gjithçka që kemi. Puna është shumë e vështirë, ndërrimet janë të vështira me pacientë të vështirë me mbështetje të oksigjenit. Tanimë një vit po punojmë pa ndërprerje, pa asnjë ditë pushimi. Më e vështirë është kur duhet t’u thuash të afërmve për rezultatin, me gjërat e tjera ia dalim disi”, tha Vesna Grozdanoska Petreska, infektologe.

Spitali modular dhe reparti infektiv janë përplot me pacientë pozitiv. Në repartin geriatrik janë shtruar pacientët që dyshohen të kenë kovid, ndërsa edhe reparti nervor është gati të riaktivizohet. Në ditë shpenzohen pesëdhjetë litra oksigjen. Nga spitali thonë se me instalimin e spitalit modular u mungojnë mjekë dhe motra medicinale.

Kemi nevojë për infermiere dhe mjekë, por edhe personel teknik mbështetës. Tani kemi nevojë për 10 deri në 15 infermierë të tjerë. Kemi më shumë nevojë për specialistë. Sigurisht që na duhen dhjetë mjekë. Kemi problem me stafin mjekësor, specialistët e sëmundjeve infektive dhe anesteziologët. Këto nuk janë gjëra që zgjidhen menjëherë”, tha Goran Balev, Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

Shumica e rasteve pozitiveve në Ohër janë deri në moshën 40 vjeçare. Mjekët amë janë të shqetësuar për numrin në rritje të të rinjve që shtrihen në spitale ose që po infektohen. Nga Komuna e Ohrit dhe shtabi lokale i krizës kërkojnë masa më të ashpra për grupimin dhe lëvizjen, si dhe vendim për ta rritur orën policore. Në Strugë, situata është më mirë. Në spital janë hospitalizuar 20 pacientë, disa prej të cilëve janë me oksigjen. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

21 thoughts on “Spitali i Ohrit i stërmbushur, shtohen rastet me Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *