Kosova regjistron tetë viktima dhe 828 raste të reja me Covid-19

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 828 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 5.102 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 19 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 744 persona, derisa aktive janë 11.812 raste.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 80.621 raste të infektimit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *